Blackberry do të kalojë plotësisht në Android

PUBLIKUAR

Pas suksesit të moderuar komercial dhe pritjen përgjithësisht pozitive të modelit të saj të fundit, Priv, BlackBerry ka njoftuar se tani është fokusuar që të gjitha pajisjet e saj t’i bazojë në sistemin operativ Android.

Drejtori i kompanisë, John Chen konfirmuar në një intervistë në CES se të gjitha modelet e reja të telefonave që BlackBerry do të lansojë këtë vit do të bazohen në sistemin operativ të Google.

Dikur një gjigant i industrisë, BlackBerry është sfiduar shumë rëndë nga konkurrenca, pasiqë interesi i përdoruesve është më i madh në aplikacione dhe lojëra mobile, dhe më pak në siguri dhe biznese, për çka Blackberry OS ka qenë i njohur.

Kalimi në Android tashmë ia ka fituar disa pikë kompanisë kanadeze në javët e fundit, kështu që mbetet për tu parë se si Blackberry do të vazhdojë më tej në këtë rrugë. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...