“Biznesi i seksit” lulëzon në Kosovë

PUBLIKUAR

Raportet policore bëjnë të ditur se numri i viktimave kosovare të trafikimit është rritur. Grupet kriminale në vend detyrojnë edhe femra nga Shqipëria, Serbia, Rumania dhe vende tjera të Evropës të merren me prostitucion.

Është e re në moshë. Vajza ende nuk ka mbushur 25 vjet të plota. Mollëzat e faqeve i skuqen dhe shpesh ndonjë lot e tradhton kur mund të flasë për të kaluarën e saj.

Ajo për disa muaj u shfrytëzua seksualisht, kurse për aktin që ajo kryente kundër vullnetit të saj, dikush tjetër fitonte para.

E gjitha filloi një mbrëmje vjeshte, kur ajo filloi punën si valltare në një klub nate në regjionin e Prizrenit. Punën e kishte nisur me rekomandim edhe të të “dashurit” të saj.

Ishte pikërisht një trafikant djaloshi me të cilën ajo kishte krijuar një lidhje të shpejtë. Ai kishte fituar besimin e vajzës, e cila për një kohë ishte izoluar nga familja, pas problemeve që iu kishin krijuar, si pasojë e dështimit të saj në një lidhje të mëhershme dashurie. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...