Bilanci i fundit i tërmetit: 915 shtëpi dhe banesa të dëmtuara

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Bilanci më i fundit nga tërmeti i 21 shtatorit janë 915 banesa dhe pallate të dëmtuara.

Duke komunikuar këto shifra mbrëmjen e së dielës Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se 30 persona paraqitur për tu akomoduar në çadrat e ngritura në stadiumin e “Niko Dovana” të Durrësit.

“Unë dua t’i garantoj qytetarët që i gjithë shteti është në këmbë për të përballuar këtë situatë e për t’i mbështetur ata në këto orë të vështira” tha zonja Xhaçka.

Ajo iu bëri thirrje qytetarëve që ende nuk janë vizituar në person nga ekipet e verifikimit, që të bëjnë edhe pak durim pasi zona e prekur nga goditja e tërmetit është mjaft e madhe dhe koha që ka kaluar shumë e shkurtër.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u ka bërë thirrje të gjithë kompanive të ndërtimit, për të na mbështetur me kapacitete inxhinierike në procesin e nisur nga Insituti i Ndërtimit, për akt verifikimin e çdo banese të dëmtuar. Shtimi i këtyre kapaciteteve me inxhinierë vullnetarë do të bëjë të mundur përfundimin e këtij procesi brenda kësaj jave”, tha zonja Xhaçka, raporton RTSH.

“Tërmeti i djeshëm ka shkaktuar shumë frikë e shumë traumë tek qytetarët. Kjo është arsyeja, përse për herë të parë, këtyre ekipeve ju janë atashuar edhe psikologë e punonjës socialë që janë të trajnuar për të trajtuar situata të tilla dhe që janë në dispozicion të qytetarëve në Tiranë e Durrës, të cilat kanë qenë edhe zonat më të prekura nga tërmeti”, tha ministrja e mbrojtjes.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...