Këngëtarja e njohur, Big Mama, bëhet e ditur se i ka dhënë fund beqarisë. Vetë këngëtarja tetovare e ka konfirmuar lajmin përmes një statusi në faqen e saj zyrtare në rrjetin sociale Facebook.
I përzgjedhuri i saj i zemrës është Besim Abdulain, me të cilin thuhet se ka qenë në një lidhje të gjatë. Partneri i Big Mamës po ashtu ka postuar një fotografi të saj, me një mbishkrim interesant ku thotë. “Shkoi karriera, nusja punëtore”.
E në këtë fotografi Bigi shihej me fshesë në dorë. Ndërkaq Big Mama njihet si një ndër këngëtaret më energjike të skenës sonë, përveç hiteve të njëpasnjëshme që ajo ka lansuar në skenë, Besiana është edhe njëra ndër këngëtaret më të hapura e pa komplekse që ka skena jonë.
Ndryshe sipas informacioneve të gazetës Tribuna, këngëtarja është duke punuar në një këngë të re e cila në treg do të vijë në bashkëpunim me Endrit Durakun.



