Beson në pafajësinë e grupit ‘Drenica’

PUBLIKUAR

Tomë Gashi, avokat mbrojtës i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, ka thënë se beson fuqishëm në pafajësinë e grupit “Drenica”.

Në një intervistë për “Epokën e re” Gashi ka deklaruar se, sipas të gjitha gjasave, në këtë muaj do të përfundojë procesi gjyqësor në rastin “Drenica 1” dhe “Drenica 2”.

Gashi ka shprehur optimizëm se trupi gjykues do të nxjerrë aktgjykim lirues për të akuzuarit në grupin e “Drenicës” pasi, sipas tij, Prokuroria e EULEX-it ka dështuar ta argumentojë fajësinë e të akuzuarave në rastin “Drenica 1” dhe Drenica 2”.

“Jemi të bindur se trupi gjykues, që kryesohet nga gjyqtari Dariusz Sielicki, është në detyrën e vet, se e di peshën e punës dhe do të duhej të jetë i bindur se Prokuroria ka dështuar plotësisht në dokumentimin e fajësisë së Sylejman Selimit dhe të tjerëve”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se procesi gjyqësor në rastin “Drenica” ka mundur të zgjasë edhe më shumë.

“Edhe pse rasti ‘Drenica’ është duke zgjatur që dy vjet, ka pasur të zgjasë edhe më tepër. Ka pasur seanca të caktuara për muaj të tërë, por meqenëse ne kemi hequr dorë nga dhënia e dëshmive të tjera, nuk kemi paraqitur asnjë dëshmitar në emër të ekipit mbrojtës të Sylejman Selimit, në mënyrë që ta shkurtojmë kohën e gjykimit, meqenëse jemi të bindur në pafajësinë e tij”, është shprehur Gashi. /Epoka e Re/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...