Bërnabiq, Kurtit: Formojeni Asociacionin

PUBLIKUAR

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia ka pritur një dekadë të tërë që siç tha ajo Kosova të zbatojë ujditë e arritura në Marrëveshjen e Brukselit.

Ajo kësisoj i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili theksoi se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa.

“Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina të bëjë punën e saj, 10 vjet që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Bëjeni atë”, shkruan ajo në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...