Berisha: Vendimi i UNESCO-s për Kosovën gëzon çdo shqiptar

PUBLIKUAR

sh-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e UNESCO-s për të futur në agjendë Kosovën.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ky vendim gëzon çdo shqiptar.

“Një arritje e rëndësishme ndërkombëtare për Kosovën kombin shqiptar! Të dashur miq, sot Bordi Ekzekutiv i UNESC-s vendosi me shumicë të rëndësishme votash, të rekomandojë Kosovën për anëtare me të drejta të plota të UNESCO-s. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që do t’i paraqitet për miratim përfundimtar Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate. Kjo është një arritje që gëzon çdo shqiptar. Urimet më të përzemërta Kosovës, qytetarëve dhe autoriteteve të saj! Urime”, ka shkruar Berisha.

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...