Beqaj: LDK-së i duhet një lideri i ri

PUBLIKUAR

Në këtë proces  disa nga figurat kryesore të kësaj partie kanë dështuar të zgjedhen delegatë për Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, i cili është planifikuar të mbahet në fund të këtij muaji.

Politologu Belul Beqaj ka komentuar procesin e zgjedhjeve në partinë e Isa Mustafës.

Ai ka deklaruar për “Epokën e re” se ndryshimet në LDK nuk e dëmtojnë këtë parti.

Beqaj ka thënë se në LDK nuk mund të flitet për eliminime politike, pavarësisht se disa nga figurat qendrore të kësaj partie, siç janë nënkryetarët, Sabri Hamiti e Tetuta Sahatqija, nuk kanë arritur të zgjedhën delegatë për Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.

Beqaj ka deklaruar se sipas zhvillimeve brenda kësaj partie së, Isa Mustafa do të rizgjedhet kryetar i LDK-së dhe se sipas tij , rizgjedhja e Mustafës do t’i shkaktonte dëme të pariparueshme LDK-së.

Sips tij, LDK-ja ka nevojë për figura që kanë vizion. “Kam deklaruar kohë më parë, se deri më tashti Vjosa Osmani, Anton Quni dhe bashkëmendimtarë të tjerë kanë treguar deri-diku vizion, qëndrueshmëri programore, politike dhe morale, për të cilën aktualisht ka më së shumti nevojë jo vetëm LDK-ja.

“Prandaj, do të ishte shumë mirë jo vetëm për LDK-në, por edhe për partitë e tjera, nëse fiton personaliteti politik që ka vizion, dinjitet dhe ndershmëri ngaqë kjo i mungon më së shumti skenës politike në Kosovë”, ka deklaruar Beqaj.”

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...