Beniada dhe Arditi puthen gjatë ceremonisë martesore në shtëpinë e “Big Brother”

PUBLIKUAR

Mbrëmjen e djeshme ‘’Vëllai i Madh’’ i kërkoi banorëve të organizonin një dasëm tradicionale të Shqipërisë së Veriut.

 

Për ta bërë këtë ata do duhej të ndanin mes tyre rolet që do të kishin gjatë kësaj ceremonie.

Ndërsa sa i përket “çiftit”  Beniada dhe Arditi pranuan të luanin rolet, të cilët kurorëzuan ‘’martesën’’ e tyre në praninë e “prindërve” dhe “dëshmitarëve”.

 

Mbrëmja u shoqërua me një atmosferë mjaft pozitive teksa banorët kënduan dhe kërcyen së bashku me njëri-tjetrin. I ftuari i mbrëmjes ishte dhe këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili.

Kjo sfidë interesante mund të themi se përfundoi 100% me sukses pasi “dhëndri dhe nusja” surprizuan banorët dhe publikun me një puthje që i dhuruan njëri-tjetrit.

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...