Behrami: Ambasadori gjerman më shumë flen në shtëpi të Albinit se në shtëpi të vetën

PUBLIKUAR

Në “Pressing” të T7, të enjten, po diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Artan Behrami, analist, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është në “agjendë gjermane” dhe jo në atë amerikane.

Madje ai ka ironizuar duke thënë se ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde më shumë “flen në shtëpinë e Albin Kurtit sesa të vetën”.

“Unë kam thënë se Albini është në agjendë të plotë të gjermanëve, ai lidhje me Amerikë nuk ka. Çdo koordinim e bën me gjermanët. Ambasadori gjerman në Kosovë më shumë flenë në shtëpi të Albinit sesa shpi të vet. Në të njëjtën lagje banojnë”, ka thënë Behrami. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve për të çuar përpara zgjedhjen...

Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancën...

Haradinaj e quan qesharake seancën ku po diskutohet për presidentin: Këtë s’e njeh historia

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në DPT te Fidani në Klan Kosova, ka folur...