Bëhen bashkë Rama, Vuçiq e Zaev në Elbasan

PUBLIKUAR

Ndërkohë që në Tiranë mbahej protestë kundër iniciativës ‘Open Balkan’ dhe vizitës Aleksandër Vuçic në Shqipëri, kryeministri Edi Rama po zhvillonte një takim në Elbasan me Vuçiq dhe Zaev.

Kryeministri i Shqipërisë dhe dy liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë diskutuar në një darkë jo zyrtare pritshmërinë për ‘Open Balkan’.

“Diskutime të rëndësishme se si të vazhdojmë progresin, lidhjet dhe bashkëpunimin e shpejtë dhe të fortë”, shprehet Vuçiq.

Rama,Vuçiq dhe Zaev para darkës në një restorant në periferi të Elbasanit shihen të ulur përballë një tryeze mbi të cilën qëndron një tavolinë shahu.

Përveç tre liderëve të vendeve që deri tani janë bërë pjesë e iniciativës ‘Open Balkan’ në takim ka marrë pjesë dhe Dimitar Kovaçevski që pritet të jetë pasardhësi i Zeav si kryeministër i RMV dhe LSD.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...