Befason aktorja tropojane me paraqitjen e ekspozuar në mbrëmjen e spektaklit të Big Brother VIP

PUBLIKUAR

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë.

Mbrëmë është mbajtur spektakli Big Brother VIP, ku është diskutuar qëndrimi disa ditor i banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Të gjithë të famshmit ishin bërë gati për spektaklin, duke u rregulluar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke vënë në pah sensin e tyre të modës.

Vëmendje të madhe mori edhe paraqitja e aktores Arjola Demiri, e cila dukej pak më e ekspozuar se paraqitjet e saj të zakonshme.

Aktorja tropojane e cila u bë e fmashme nga hit-seriali komik “O Sa Mirë”, kishte veshur një fustan të gjelbër elegant, me prerje të shumta nga krahu i djathtë dhe shumë të hapur te pjesa e dekoltesë.

Kjo paraqitje sa atraktive aq edhe provokuese, e ka bërë aktoren Demiri të jetë shumë e komentuar gjatë mbrëmjes të së premtes në rrjetet sociale.

Artistja me prejardhje nga Bajram Curri, pati fatin që të befasohet me një surprizë të këndshme nga vëllai i madh, pasi asaj i erdhi për vizitë motra e vogël në shtëpi.

E emocionuar dhe mes lotësh, Arjola e falënderoi motrën për gjithë mbështetjen e madhe që i jep, ndërsa e pyeste vazhdimisht për gjendjen e fëmijëve.

‘BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht ne platformen IPKO, ne dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagese shtese, te numeruara 31 dhe 32 ne listen e kanaleve, si dhe permbledhjen javore ne kanalin TOP Channel’.

Banorët VIP të shtëpisë më të famshme në Shqipëri konkurrojnë sivjet për çmimin e madh, i cili është plot 100 mijë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...