Në shikim të parë, duket si ndonjë motoçikletë që bën ekzibicione të çmendura apo ndonjë prototip udhëtues nga Apple. Në fakt, është vetëm një karrocë për fëmijë.
Me ndriçuesit dhe pjesën e qelqtë që ndalon dritat UV, kjo karrocë duket më shumë si fluturake.
Disejneri Kim Hyenseok, ka vënë po ashtu një xhiroskop të veçantë në mes të rrotave dhe pjesës ku shtrihet fëmija, në mënyrë që të eliminohen të gjitha tundimet e mundshme, transmeton Telegrafi.
Nuk bëhen të ditura detaje të tjera nga “Strollever”, që pritet të futet së shpejti në prodhim. /Telegrafi/




