Zakonisht qentë i ruajnë me xhelozi ushqimet e tyre dhe nuk kanë dëshirë t’i ndajnë me dikë. Por, jo edhe ky qen i vogël.
Në ambientet e një shtëpie në Japoni, është regjistruara momenti kur qeni i vogël i ofron biskotë një fëmije që po qante.
Qeni i bardhë i afrohet fëmijës dhe ia lëshon ushqimin e tij të preferuar, mbase duke menduar se ashtu do të ndal të qarat.
Me gjithë përpjekjen e qenit, fëmija vazhdon vajin edhe pse nëna i qëndronte afër. /Telegrafi/


