Bebe Rexha publikon fotografi të tjera nga dukja e saj me flokë të zeza

PUBLIKUAR

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, sivjet ka debutuar edhe në film.

Ajo u bë protagoniste në filmin e ri “Queenpins”, i cili u dha premierë pak javë më parë në Los Angeles.

Rexha në këtë film luan rolin e një hajduteje kibernetike, e cila ndihmon Kristen Bell dhe Kirby Howell-Baptist për të kryer një vjedhje të madhe fiskale.

Artistja shqiptare bëri një ndryshim radikal gjatë paraqitjes në këtë projekt filmik, duke u shfaqur me flokë të zeza, ndryshe nga pamja e saj e zakonshme prej biondeje, që e karakterizonte prej vitesh.

32-vjeçarja ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të realizuara në prapaskenat e xhirimeve, ku vihej në dukje pamja e saj e theksuar prej zeshkaneje.

 

“Disa fotografi nga prapaskenat e filmit “QueenPins” Faleminderit shumë për Gita Pullapilly dhe Aron Gaudet që më udhëzuat në këtë udhëtim të ri! Ju dua djema! Dhe sigurisht Kristen Bell dhe Kirby Howell-Baptist, që keni qenë një nga trajneret më të mira të aktrimit në botë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.

Edhe pse i është futur aktrimit, Bebe Rexha nuk ka lënë anash as muzikën, duke publikuar në muajin maj albumin e saj më të fundit “Better Mistakes”.

Ky album është i frymëzuar nga jeta reale e këngëtares dhe është i mbushur me këngë që përshkruajnë betejën e saj të gjatë me shëndetin mendor. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Në pritje të ëmbël, Xhuli shfaqet në këtë gjendje rrugëve të Prishtinës

Juliana Nura, e njohur për publikun si “Xhuli”, vazhdon të jetë një nga femrat...

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...