BE heton marrëveshjen Facebook-WhatsApp

PUBLIKUAR

a_9332

BE-ja është duke hetuar nëse shuma e madhe e parave që Facebook ka paguar për blerjen e WhatsApp është e mirë për publikun, dhe do të vendosë në fillim të muajit të ardhshëm nëse do ta ratifikojë marrëveshjen.

Facebook e pati blerë aplikacionin e famshmë të komunikimit për 16 miliardë dollarë në shkurt të këtij viti, mirëpo Bashkimi Evropian ende duhet ta rishikojë këtë marrëveshje mes palëve, për të marrë një qëndrim rreth saj.

BE mund të vendosë se blerja nuk ka asnjë problem për qytetarët e saj ose mund të kërkojë një rishikim të plotë të marrëveshjes, varësisht nga reagimet që merr nga palët e treta të cilat gjithashtu ofrojnë aplikacione të mesazheve dhe kompanitë e telefonisë mobile.

Reuters e ka parë një studim që BE është duke e bërë, dhe kjo aludon për problemet e mundshme me mosbesimin ndaj marrëveshjes që mund ta shohë BE-ja, pasi që kjo e fundit është duke u munduar të kuptojë nëse marrëveshja do të çojë në rritjen e çmimeve ose do të shihet si pengesë e inovacionit, apo nëse aplikacioni mund të zëvendësojë shërbimet e tjera, të tilla si SMS dhe e-mail-at.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...