BE e quan Kosovën “Republikë” (Video)

PUBLIKUAR

Margaritis Schinas, zëdhënës i Komisionit Evropian në një adresim para gazetarëve në ndërtesën e këtij institucioni në Bruksel, ka shpalosur agjendën disa ditore të presidentit të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Europian, Donalt Tusk dhe Martin Shulz.

Shefi për media i këtij institucioni ka thënë se nesër presidenti Donalt Tusk do ta pres në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në ora 16:00.

Kjo deklaratë nxiti pyetje nga një gazetar për shkak të fjalës Republikë, kur dihet BE-ja ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, pasi janë edhe pesë vende anëtare që nuk e njohin Kosovën shtet.

Ju thatë Republika e Kosovës. A i bie teknikisht që Komisioni Evropian e njeh pavarësinë e Kosovës?

Margaritis Schinas u përgjigj duke korrigjuar në njëfarë forme fjalët e tij.

“Ne nuk do të improvizojmë këtu pozicionin, ju e dini që pozicioni i Komisionit Europian është i ditur karshi edhe të drejtës ndërkombëtare, dhe qeverisë me shtete qe e njohin Kosovën si dhe ato shtete që nuk e njohin”, përcjellë klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...