BDI dhe LSDM po shtyhen me njëra tjetrën, a do të bashkohet përsëri partia e Ahmetit me VMRO-DPMNE-në?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kundërshtojnë ndryshimin e Kodit zgjedhor, i cili parasheh një njësi zgjedhore në vend të 6 njësive sa janë aktualisht, transmeton Gazeta Express.

Madje, në shenj revolte, këto dy parti kanë dorëzuar mbi 6 mijë amendamente, me qëllim që të bllokojnë ligjin në procedurë parlamentare, e që i njëjti të mos miratohet deri në shpërbërjen e Kuvendit para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të parapara për 12 prill.

Arsyetimi i partisë së Ahmetit është që shqiptarët do të humbnin numër më të madh të deputetëve, por mesa duket, BDI frikësohet se partitë më të vogla shqiptare do të gjeneronin më shumë vota gjatë zgjedhjeve, gjegjësisht, do të siguronin më shumë ulëse në përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Maqedonisë.

Ndërkaq VMRO-DPMNE-ja akuzon LSDM-në se këto ndryshime i bën me qëllim që të del e para në zgjedhjet e 12 prillit.

Por kjo nuk është e vetmja pikë që e bashkon BDI-në dhe VMRO-DPMNE-në. Kohëve të fundit në shumë situata është parë që miqësia dhe bashkëpunimi mes BDI-së dhe VMRO-së vazhdon të jetojë, siç ishte rasti edhe me mos marrjen e imunitetit të deputetit të VMRO-së, Trajko Veljanovski, i dënuar me burg për rastin e dhunës në Kuvned, natën e 27 prillit.

Duke u afruar me VMRO-DPMNE-në, BDI-ja ditë e më shumë po largohet nga partneri aktual i koalicionit, LSDM-ja, shkruan Gazeta Express.

Kohëve të fundit në marrëdhëniet e tyre kanë ndikuar edhe zëvendësimi i kuadrove të BDI-së me kuadro nga LSDM-ja, gjë që për kreun e BDI-së Ali Ahmeti ishte e papranueshme.

Duke pasur parasysh se LSDM-ja synon vota edhe nga elektorati shqiptarë në Maqedoni, BDI-ja tani po e sheh partinë e Zaevit si konkurrent.

Thënë kjo duke u bazuar në zgjedhjet paraprake kur BDI-ja e shihte si konkurrent të vërtetë LSDM-në.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, Ahmeti pati ashpërsuar tonet kundër targetimit të votës shqiptare nga partia e Zaevit, duke e quajtur këtë të fundit kontradiktor dhe qesharak, por që më vonë u bë pjesë e qeverisë të udhëhequr nga po ky person.

“Jo, sepse shqiptarët dinë për kë të votojnë. Shqiptarët e dinë se kush e ka ndryshuar të djeshmen dhe të sotmen; shqiptarët janë shumë të sigurtë dhe të vetëdijshëm se të nesërmen përsëri do ta vazhdojnë ta ndryshojnë partitë e tyre politike, shqiptare. Në këtë vend ende jemi të organizuar mbi baza etnike. Maqedonasit votojnë për maqedonasit – shqiptarët votojnë për shqiptarët. Kauzën shqiptare e mbrojnë shqiptarët. Mua nuk më shqetëson fare pse LSDM ka bërë ndonjë aktivitet a veprimtari… Unë kam përcjellë deklaratat e z. Zoran Zaev. Ai është aq shumë kontradiktor, sa që herë-pas-here duken qesharake. Paradite thotë “gjuha shqipe zyrtare, pasdite thotë: unë nuk lejoj që në këtë vend të ndryshohet kushtetuta dhe se gjuha shqipe nuk mund të jetë e barabartë me gjuhën maqedone” pati thënë Ahmeti në një intervistë të publikuar nga Zëri i Amerikës në vitin 2016, para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...