Bateria e Samsung Galaxy S7 mund të zgjasë një javë!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...
Samsung së fundmi ka bërë një revolucion me teknologjinë e baterisë së saj dhe kjo mund të bëjë që Galaxy S7 të vijë me një bateri e cila mund të zgjasë një javë të plotë.

Hulumtimi i fundit i bërë nga ekipi i inxhinierëve të Samsung thotë se teknologjia e përdorur në bateri, përkatësisht kombinimi i litiumit me jonin ka bërë ndryshime të mëdha pozitive në bateri.

Në fakt, thuhet se nga testet e bëra ka rezultuar se është arritur dyfishi i energjisë në bateritë e testuara.

Një nga problemet me hulumtimet rreth baterisë, deri më tani, ka qenë jetëgjatësia e baterisë.

Ndërsa shumë shkencëtarë kanë qenë në gjendje për ta zgjeruar kapacitetin e baterisë për të zgjatur më shumë gjatë mbushjeve, ata shpesh kanë arritur ta bëjnë këtë me koston e jetëgjatësisë së baterisë.

Por hulumtuesit e Samsung duket se tashmë e kanë pushtuar edhe këtë çështje. Jo vetëm që e kanë dyfishuar kapacitetin e baterisë, por kanë mbajtur edhe një katodë shumë të qëndrueshme për jetëgjatësinë e baterisë gjithashtu.

Andaj pritet që komercializimi i parë i kësaj baterie të paraqitet në gjeneratën e re të telefonit të Samsung, Galaxy S7, sepse bateria është njëra ndër komponentat kyçe për telefonat e mençur. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...