Bastisje në Rufc të Vjetër, konfiskohen armë dhe fishekë

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të të urdhëresës  së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit në fshatin Rufc i Vjetër në Lipjan, ndërsa ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 06:30.

Në bazë të urdhëresës  së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit mashkull K/Shqiptar me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit “TT” me një karikator dhe shtatë (7)  fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...