Banorët e Magurës në hall me emigrantët (VIDEO)

PUBLIKUAR

Mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e Sadik Kadriut në Magure të Lipjanit një azilkërkues hyri brenda deri në dhomën e ndenjës.

Ai me veti kishte një thikë dhe kërkoi para nga gruaja dhe vajza e tij, njofton Klan Kosova.

Këtë hall me këta azilkërkues banorët e Magures e kanë tash e një vit. Ata thonë se kërkesa dhe ankesa kanë bërë pothuajse në të gjitha institucionet derisa të mërkurën me një shkresë të re dhe peticion iu drejtuan Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga qendra e azilkërkuesve për Klan Kosova thanë se personat problematikë janë shtetas marokenë dhe algjerianë.

 

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...