Banka Botërore ndau 90 milionë euro për reformën ekonomike, deklarohet Murati

PUBLIKUAR

Bordi i Bankës Botërore ka miratuar Marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, me një vlerë prej 90 milionë euro.

Për këtë ka reaguar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke e quajtur lajm të mirë.

“Dje, me Bankën Evropiane Investive nënshkruam marrëveshjen në vlerë prej  33 milionë euro për financimin e parkut me panele solare në KEK, me kapacitet 100MË”.

“Sot, morrëm lajmin tjetër të mirë se Bordi i Bankës Botërore ka miratuar financimin në vlerë prej  90 milionë euro, me kushte koncesionare, si rezultat i përmbushjes së axhendës reformative në kuadër të programit Development Policy Financing”, ka deklaurar Murati. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve për të çuar përpara zgjedhjen...

Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancën...

Haradinaj e quan qesharake seancën ku po diskutohet për presidentin: Këtë s’e njeh historia

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në DPT te Fidani në Klan Kosova, ka folur...