Ballkani dhe Kosova rrezikohen nga terrorizmi

PUBLIKUAR

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka vlerësuar se shteti i Kosovës ka një siguri të brishtë dhe të sfiduar.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Ramadani ka thënë se terrorizmi është kërcënim në rritje ndaj rajonit dhe Kosovës.

Sipas tij, Ballkani dhe Kosova rrezikohen nga terrorizmi ndërkombëtar në dimensionin strategjik dhe pushtues, dimensionin njerëzor, dimensionin e mesazhit si dhe në dimensionin e kombinimit të motiveve ideologjike dhe lokale.

Ai ka theksuar se problemet lokale në Ballkan mund të keqpërdoren nga organizatat e ndryshme, duke çuar ujë në mulli të terrorizmit ndërkombëtar.

Megjithatë, Ramadani ka vlerësuar se Kosova ka filluar ndërmarrjen e masave në nivele të ndryshme dhe sipas tij, mekanizmat e sigurisë po përdorin qasjen e tyre ligjore dhe profesionale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...