Bajrami: Ky është testi më i mirë i organizuar ndonjëherë

PUBLIKUAR

Pjesa e dytë e Testit të Maturës, e cila është mbajtur sot, ka qenë një ndër testet më të mira të organizuara ndonjëherë, ka thënë Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.

Bajrami tha se gjithçka është duke shkuar jashtëzakonisht mirë, dhe se ky proces po përfundon me sukses.

Ministri nuk e mohoi faktin se ka pasur përpjekje për manipulime, por sipas tij, këto manipulime po i bëjnë ata persona të cilëve iu është ndaluar të i nënshtrohen këtij testi.

“Janë të njëjtit persona që kanë bërë përpjekje për manipulim edhe në testin e parë të maturës. Mirëpo po të njëjtit me vendim të Komisionit Shtetëror të Maturës, iu është ndaluar që të hyjnë në këtë test. Këta persona po bëjnë përpjekje që nëpërmjet portaleve të manipulojnë, duke dhënë teste të vjetra dhe përgjigje të gabuara, duke i dëmtuar më tepër nxënësit”, tha ministri Bajrami për RTK.

Ai theksoi se nxënësit nuk kanë qasje në telefona dhe se në çdo shkollë ata janë larguar me kohë.

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...