Bajram Gecaj: A edhe mua a?

PUBLIKUAR

Menjëherë pasi është sulmuar me vezë nga aktivistët e Vetëvendosjes, zëvendësministri Bajram Gecaj, ka reaguar përmes një postimi në facebook, duke i quajtur veprimet e VV-së “një praktikë e mbrapsht e brigadave të kuqe të kësaj lëvizjeje anarkiste”.

Gecaj thotë se “keqpërdorimi i tri vajzave të reja, të cilat vërtetë dukeshin të ishin nën moshën madhore, është tanimë një praktike e mbrapsht e brigadave të kuqe të kësaj lëvizjeje anarkiste”.

Lexojeni të plotë postimin e Gecajt në Facebook:

“Si duket Vetëvendosja ka vendosur ta kaloi “kollin e keq” edhe në rastin tim. Keqpërdorimi i tri vajzave të reja, të cilat vërtetë dukeshin të ishin nën moshën madhore, është tanimë një praktike e mbrapsht e brigadave të kuqe të kësaj lëvizjeje anarkiste. Kjo ngjarje ndodhi pas një takimi pune që kishim me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës në ndërtesën e Qeverisë dhe deri sa pastaj po pinim nga një kafe. Këta anarkist kanë mund me veprimet e tyre të “plagosin” një anëtarë të lartë të koalicionit të tyre opozitar, Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili edhe duket më i befasuari në fotografinë e shpërndarë nga vet anarkistët” (sic.), ka shkruar Gecaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...