Bahtiri: Parku i Turpit largohet me 15 tetor, SHIK-un nuk e njoh

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se “Parku i Paqes”, mbi lumin Ibër, “do të largohet me 15 tetor, ashtu siç jemi marrë vesh”.

Ai në Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se po punon shumë për një klimë të përshtatshme për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

“Jemi duke punuar për ta larguar Parkun e Turpit, siç e quaj unë. Parku do të lirohet me 15 tetor. Jemi duke tentuar ta krijojmë një klimë të mirë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka deklaruar se është ftuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, kur ky i fundit vizitoi Mitrovicën.

Ndërsa, i pyetur për ish-pjesëtarët e SHIK-ut, Bahtiri u përgjigj shumë shkurt.

“Nuk e njohë SHIK-un”, ka pohuar Bahtiri.

Bahtiri ka thënë se janë shtatë drejtorë që do të ndërrohen, ndërsa ka theksuar se disa nga ta do të jenë ai i shëndetësisë, arsimit kadastrat, prokurimit etj.

Por kjo, sipas Bahtirit, nuk e luhat koalicionin që kanë me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, dhe se ai vazhdon të jetë i qëndrueshëm,

“Nuk ka mundësi të prishjes së koalicionit, pasi partneri i koalicionit ka pranuar që të ndërrohen drejtorët që nuk kanë pasur performanca të mira”, ka shtuar Bahtiri.

Kurse sa i përket palestrës së sporteve “Minatori”, ai premtoi se do të lëshohet në muajin nëntor, ndërsa shkaqet e vonesës ka thënë se janë prishja e kontratës me kontraktorin e vjetër dhe koha e gjetjes së një kontraktori të ri, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...

Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje...