Bahtiri: Mitrovica do të bashkohet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka siguruar qytetarët e këtij qyteti dhe të gjithë Kosovës se Mitrovica do të bashkohet. Bahtiri në një konferencë për medie të hënën ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të votojë për ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim bashkimin e qytetit të Mitrovicës

Ai më tej ka treguar se për 7 ditë sa ka zgjatur nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës, atë e kanë nënshkruar mbi 16 mijë qytetarë.

“Peticionin e kanë nënshkruar edhe qytetarët e veriut, qytetarët serbë, ata janë lodhur nga strukturat paralele në veri. Unë jam plotësisht i bindur se qytetarët serbë të pjesës veriore janë lodhur prej njerëzve, prej grupeve të caktuara, të cilat me të vërtetë ia kanë sjellë ngushtë punën këtyre familjeve. Ata menjëherë presin që të lirohen përgjithmonë prej tyre dhe të fillojë puna institucionale që t’u ofrojmë shërbime të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka deklaruar Bahtiri.

Ai shtoi se Komuna e Mitrovicës nuk ka marrë vendim për bashkimin e qytetit, por me të drejtë e ka bërë kërkesën për bashkim. “Peticioni me nënshkrimin e qytetarëve brenda javës dërgohet në Kuvendin e Kosovës, në Qeveri dhe te presidenti, me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave me qëllim të bashkimit të qytetit”, është shprehur Bahtiri.

Më tej ai është shprehur i bindur se Mitrovica do të bashkohet.

“Ju siguroj se qyteti i Mitrovicës do të bashkohet. Komuna e Mitrovicës Jugore në bashkëpunim me qytetarët e saj, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetesës të të gjithë qytetarëve në të dyja komunat dhe me qëllim të bashkëpunimit, të zhvillimit ekonomik dhe të përafrimit të komuniteteve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, kërkojnë veprime konkrete për unifikimin e qytetit”, ka thënë Bahtiri, i cili duke mohuar kategorikisht ndarjen e Kosovës përmes lumit Ibër dhe urës kryesore u ka bërë thirrje politikanëve që të mos merren me Mitrovicën si mundësi të pazareve të ndarjes eventuale.

Ai ka shtuar se pas bashkimit të qytetit të Mitrovicës, duke ndryshuar Ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave, selia e Komunës së Mitrovicës do të jetë në veri, shkruan gazeta Zeri.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, menjëherë pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, dhe ndërprerjes së komunikimit të tij me institucionet e Kosovës lansoi idenë për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Ai pati një debat me qytetarët e Mitrovicës paraprakisht, ndërsa pas disa ditëve thirri mbledhjen e Kuvendit, në të cilën unanimisht u mor vendimi për t’i dërguar kërkesë Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

Por, kërkesa e Kuvendit të Mitrovicës, e dorëzuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që udhëhiqet nga Ivan Teodosijeviq, nuk është proceduar te Qeveria e as në Kuvendin e Kosovës.

Për këtë arsye Bahtiri vendosi të nisë iniciativën për nënshkrimin e një peticioni për bashkimin e qytetit. Për 7 ditë sa është nënshkruar peticioni atë e kanë nënshkruar mbi 16 mijë qytetarë

 

SHIKO MË SHUMË

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...