Një baba i premtoi vajzës së tij shtatëvjeçare, se ajo do të ishte një princeshë e vërtetë. Prandaj, shpenzoi gjashtë muaj për ta bërë ëndrrën e saj realitet.
Jeremiah Heaton e vrojtoi globin pëllëmbë për pëllëmbë, për të gjetur një copë toke të papretenduar nga asnjë shtet, në mënyrë që ta shpallte atë si shtetin e tij dhe ta bënte vajzën Emily princeshë.
Babai i tre fëmijëve, gjeti Bir Tawilin, një rajon malor prej 1287 kilometra katrorë mes Sudanit dhe Egjiptit, që asnjë shtet nuk e kishte pretenduar.
Nga Virxhinia udhëtoi në shkretëtirë muajin e shkuar dhe vari flamurin e projektuar nga fëmijët. Princesha e re Emily ka tashmë një kurorë të sajën dhe kërkon që e ëma ta thërrasë Princesha Juaj. Familja e ka quajtur tokën si Mbretëria e Sudanit Verior dhe shpreson që fqinjët ta njohin. /Shqip/