Avioni bën ulje emergjente, burri refuzoi të ndalonte gazrat

PUBLIKUAR

Një pilot u detyrua të bënte një ulje emergjente pas shpërthimit të një zënke në aeroplan një pasagjer nuk ndalonte së bëri gazra.

Fluturimi nga Dubai në Amsterdam bëri një ndalesë të paplanifikuar në Vjenë, pasi njeriu i moshuar mbipeshë tha se nuk pranonte të përmbante veten në kabinën e mbushur.

Kaosi shpërtheu në fluturim kur dy holandezë, të cilët ishin ulur pranë njeriut të fryrë, i thanë atij të ndalet dhe u ankuan pranë ekuipazhit “Transavia Airlines”.

Megjithatë, pavarësisht kërkesave të përsëritura dhe madje edhe një urdhër të drejtpërdrejtë nga piloti njeriu vazhdoi së lëshuari gazra.

Piloti i linjës ajrore me kosto të ulët nga Holanda vendosi të bënte një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës në Austri.

Zyrtarët hipën në aeroplan me qen policie dhe katër të dyshuar u shoqëruan nga avioni./ora news/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...