Audi prodhon veturën serike më të shpejtë R8 Competition

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...
Pranë përfundimit të prodhimit të gjeneratës së parë të modelit sportiv R8, Audi ka përgatitur një seri unike të kufizuar në njësi të quajtur Competition, të cilës i ka futur motor më të fuqishëm. Kompania gjermane Audi planifikon që gjatë vitit të ardhshëm të prezantoi R8 e ri, por para kësaj dëshiron të nxjerr maksimumin nga modeli aktual.

Të gjithë të interesuarve do tu ofrohet versioni R8 Competition që do të jetë i kufizuar në prodhim në vetëm 60 njësi, kurse në Audi thonë se kjo është vetura e tyre serike më e shpejtë që deri më sot kanë prodhuar.

Vetura është e pajisur me sistem të fryrë sportiv me gypa të kuq, fellne të aluminit dhe pllaka frenimi të qeramikës, derisa pjesët anësorë të retrovizorit dhe spojlerët e pasmë me elementet tjera aerodinamike e bëjnë të duket tejet agresive.

Për të qenë versioni Competetion më i shpejti në paletën e R8, nën kapak është futur motori me 5.2 litra V10 që në total prodhon plotë 570 kuaj fuqi.

I gjithë ky motor gjigant është i lidhur me transmisionin S tronik, që i mundëson kësaj veture të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 3.2 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 320 km/h.

Kjo veturë pritet ti prezantohet publikut gjatë dhjetorit në panairin ndërkombëtarë të veturave në Los Angeles, duke marrë parasysh se kjo veturë fillimisht do të shitet vetëm në Amerikë./Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...