Aubameyang s’e di si e humbi rastin e artë për ta shmangur eliminimin: Ndihem shumë keq

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, ishte shumë i zhgënjyer që s’arriti ta konkretizojë një mundësi të artë për t’iu shmangur eliminimit nga Liga e Evropës në ndeshjen kundër Olympiacos.

Humbja e një rasti të artë nga Pierre-Emerick Aubameyang në sekondat e fundit të ndeshjes së Arsenalit kundër klubit grek Olympiacos bëri që Arsenali të eliminohet në fazën e 1/16 të Ligës së Evropës, transmeton Gazeta Express.

Arsenali u eliminua në këtë fazë përkundër që rezultati i përgjithshëm ishte 2:2, për shkak të epërsisë së grekëve në golat e shënuara si mysafirë.

Triumfi në Ligën e Evropës do t’ia kishte dhënë Arsenalit kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, por tani Topçinjtë do të duhet ta fitojnë një vend të top katërshes së Premierligës për ta siguruar këtë.

“Është shumë, shumë zhgënjyese. Çfarë mund të them? Është shumë, shumë e vështirë. Ishte një ndeshje e vështirë sërish”, tha kapiteni i klubit, në një intervistë të dhënë për BT Sport, pas ndeshjes.

“Goli i tyre afër fundit të ndeshjes ishte shumë i pafat për ne. Kjo është e gjitha”.

“S’e di si e humba atë rast. Ndihem shumë, shumë keq. Gjërat e tilla ndodhin, por unë nuk e di se si e humba atë mundësi. Isha i lodhur, kisha ngërçe, por kjo s’është arsye”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...