Të martën, në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, Asosacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal Qendër (AZHR), mbajti sesionin informues në lidhje me skemat e granteve të ARDA për zhvillimin e sektorit privat.
Latif Ramadani, drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe zhvillim në Komunën e Lipjanit, tha se kjo ftesë publike është bërë me qëllim të informimit të bizneseve që operojnë në Komunën e Lipjanit.
Me anë të këtij takimi, qytetarët kanë mundësi informimi për mënyren se si bizneset në Komunën e Lipjanit mund të përfitojnë përkrahje financiare përmes skemës së granteve që ofron Agjencia për Zhvillim Rajonal, theksoi, Ramadani.
Ndërkaq, përfaqësuesja e Agjencionit për Zhvillimi Rajonal-Qendër, Arzana Mulolli, gjatë këtij takimi informues ka theksuar se ky agjencion vepron në pesë rajone të Kosovës, në mesin e tyre edhe në Komunën e Lipjanit.
Ndërsa, Flakrina Osmani, menaxhere e projektit nga ARDA ka prezantuar llojet e granteve që do të jenë në dispozicion për aplikantët e interesuar.
Grantet janë të ndara në 3 grupe, ku grupi parë përfshin ato biznese fillestare dhe të reja(start-up) në vlerën prej 2,000 € deri 5,000 €, grupi i dytë përfshinë grante për bizneset ekzistuese (biznese me më pak se 2 vjet veprimtari) në vlerën prej 5,000 € deri 10,000 € dhe grupi i tretë përfshinë grante për ndërmarrjet e vogla (me më shumë se 2 vjet veprimtari) në kërkim të zgjerimit, në vlerën prej 10,000 € deri 20,000 € dhe për të gjitha këto lote kërkohet edhe pjesëmarrja e aplikantëve në bashkëfinancim, në vlerë prej 10% deri në 40%” tha, përfaqësuesja e ARDAS-së,
Osmani, më tutje ka shtuar se qëllimi i skemës së granteve është që të nxisë ndërmarrësinë dhe të krijoj vende të reja të punës me theks të veçantë te të rinjët, pastaj që me anë të këtyre granteve të ndihmohet edhe themelimi i ndërmarrjeve të reja dhe zgjerimi i ndërmarrjeve të vogla ekzistuese.Grantet do të jenë të hapura për sektorin e prodhimit dhe shërbimeve komerciale por nuk do të jenë të aplikueshme për bizneset e tregtisë, ndertimtarisë, bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit. Ajo, po ashtu u tregoi të pranishmeve edhe për mënyren e aplikimit dhe kriteret që ata duhet të i përmbushin, duke thënë se vetëm personat juridik kanë të drejtë aplikimi e jo ata fizik, në të njejtën kohë ajo ka njoftuar të pranishmit edhe për sesion trajnimi 1 ditor për të gjithë të interesuarit për mënyrën se si duhet aplikuar dhe se afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është deri më 15 mars 2016.
Në fund të këtij takimi informues, pati edhe pyetje të ndryshme nga qytetarët e pranishëm në lidhje me ndonjë paqartësi të mundshme rreth asaj se ka u diskutua.
Asosacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal Qendër (AZHR), mbajti sesionin informues në Komunën e Lipjanit
PUBLIKUAR


