Askush mbi ligjin: Kur qytetari ia tërheq vërejtjen policit për tejkalim shpejtësie (Video)

PUBLIKUAR

E gjithë ngjarja filloi si të ishte një ndalesë rutinë e policisë së trafikut, ku një veturë ndalet nga policia për tejkalim shpejtësia dhe më pas fillon leksioni i ashpër për shoferin e veturës dhe sigurinë e tij në përgjithësi.

Por kësaj radhe nuk ishte policia ajo që ndaloi një shofer të pandërgjegjshëm, por një qytetare e rëndomtë e cila kishte përcjell me vëmendje lëvizjet e një veture të policisë në trafik, derisa po ngiste me shpejtësi më të madhe se sa që ishte e lejuar me shenja të komunikacionit, transmeton Telegrafi.

Duke mos përmendur edhe faktin që polici nuk ishte vënë në ndjekje të ndonjë krimineli, pasi as edhe dritat e rotacionit nuk ishin fare të ndezura.

Dhe gjitha këto fakte e kishin zemëruar tej mase një qytetare amerikane, e cila nuk ngurroi të ndalojë policin dhe t’ia tërheq vërejtjen për mënyrën se si po e nget veturën.

Por me të kuptuar se çfarë kishte bërë, polici i kërkon falje duke i premtuar se nuk do ta përsëris më. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...