Jason Melo, 24-vjeçar nga New Yorku, është arrestuar pasi ky misogjonist ngufati, rrahu dhe detyroi të dashurën të dilte lakuriq në rrugët e Harlemit. Ai këtë ngjarje e xhiroi e pastaj e postoi online.
Melo është arrestuar. Dhunën ndaj të dashurës 22-vjeçare, ai e ushtroi para vajzës trevjeçare, transmeton Telegrafi.
Video që u përhap në formë virale, shfaq vajzën e pafuqishme tek ecte njëherë e mbuluar me një peshqir, e pastaj lakuriq meqë atë ia heq Melo.
Ajo u detyrua të dilte ashtu, meqë i dashuri e kishte kërcënuar se do ta vriste.
Dyshohet se këtë akt ai e bëri nga xhelozia. /Telegrafi/


