Arrestohet një tunizian në Gjermani për vrasjen e dy personave

PUBLIKUAR

Autoritetet gjermane thonë se një person nga Tunizia është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë dy shtetas tjerë tunizianë, trupat e të cilëve janë gjetur në një liqe në Leipzig.

Të enjten e kaluar, një notues gjeti pjesë të trupit të një gruaje në qese plastike në liqe, raporton AP, përcjell Express.

Pasi disa pjesë të turpit të saj po mungonin, policia bëri kërkime dhe më pas gjeti dhe eshtrat e një burri, po ashtu të pakompletuar.

Policia dhe prokurorët kanë thënë sot se të dy viktimat ishin tunizianë që kanë jetuar në Leipzig për disa vite.

Policia është duke e hetuar motivin e vrasjes./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...