Arrestohet një person për falsifikim të parasë, i konfiskohen mbi 10 mijë euro

PUBLIKUAR

Është arrestuar një burrë me inicialet A.A., i cili dyshohet për falsifikim të parasë.

Policia bën e dije se ka konfiskuar mbi 10 mijë euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, njofton Klankosova.tv.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, më 15.03.2024 kanë zbatuar Urdhëresën për ‘Masa të fshehta hetimore’, përkatësisht ‘Blerja e simuluar e artikujve, shërbimeve ose sendeve’, të lëshuar më 14.03.2024 nga Prokuroria Themelore Prishtinë. Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro. Policia, gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar:

5000 x 2 € monedha, dyshohet të jenë të falsifikuara,

3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara,

Vetura e përdorur nga i dyshuari dhe

Një telefon celular”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...