Arrestohet një person para Kuvendit të Kosovës

PUBLIKUAR

Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën “Agim Ramdani” në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se arrestimi i personit nuk ka të bëjë me sulmin që u bë ditë më parë në objektin e Kuvendit.

“Një person është arrestuar mbrëmë si rezultat i një kontrolle rutinore. Deri tek arrestimi i tij ka ardhur pasi që nuk u është bindur urdhrave të policisë”, ka thënë Ahemti.

Ndërkaq që nga  java e kaluar objekti i Kuvendit të Kosovës vazhdon të jetë nën kontrollin e masave të shumta policore, pas sulmit që iu bë me një mortajë dore nga dy persona të panjohur.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni në raportimin e tij sot para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri tha se hetimet lidhur me sulmin ndaj Kuvendit janë duke vazhduar ende.

“Incidentin e sulmit në Kuvend, ne e vlerësojmë si incident mjaftë serioz. E kemi cilësuar si akt me elemente terrorist. Dua t’iu siguroj që Policia do të bëjë çfarë është e nevojshme për t’i nxjerr akterët para drejtësisë. Tashmë për interes të këtij hetimi kemi intervistuar disa persona”, tha  Maxhuni.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...