Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare, transmeton LipjaniNews.
Raporti plotë nga Policia:
DHUNË NË FAMILJE
Lipjan, 10.10.2021 – 12:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare.
Viktima me dy fëmijët e saj janë dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


