Arrestohet një aktivist i Vetëvendosjes në Gjakovë

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se sot rreth orës 10:00 është arrestuar një aktivist i tyre në Gjakovë.

Vetëvendosje njofton se aktivisti Ngadhnjim Haxhosaj ishte arrestuar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

“Ndërkohë që qendra jonë në Gjakovë po përgatitet për organizimin e tribunës kundër ‘Zajednicës’, Policia po i kërkon për t’i arrestuar edhe disa aktivistë të tjerë nga Gjakova. Sinjalet që po i dërgon Isa Mustafa, se kushdo që e kundërshton ‘Zajednicën’ do të arrestohet, do t’i kthehen mbrapsht me organizim qytetar që do ta shkarkojë cilindo politikan që është i gatshëm t’ia imponoj popullit ndarjen etnike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...