Arrestohet hakeri shqiptar më i kërkuar, vodhi 14 milionë dollarë (VIDEO

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

P​olicia gjermane ka mundur të arrestojë një ndër shqiptarët më të kërkuar në botë, Qëndrim Dobrunën, i cili akuzohet për mashtrime kompjuterike që kapin vlerën e 14 milionë dollarëve.

27-vjeçari Dobruna pas arrestimit ka pranuar fajësinë dhe është ekstraduar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ndaj tij ka tashmë një hetim.

Dobruna ka shpjeguar për hetuesit se ai ishte pjesë e një grupi hakerash dhe me anë të klonimit të kartave të kreditit, arrinin të përfitonin vlerat monetare.

Vepra penale për të cilën ai e pranoi fajin rrezikon një dënim prej 30 vitesh burg dhe një gjobë prej 1 milion dollarësh. Por pas një marrëveshjeje me qeverinë amerikane Dobruna tashmë rrezikon 9 vite burg. Vendimi për të pritet të jepet në datën 24 tetor.

Nga provat e mbledhura deri më tani rezulton se ky grup hakerash përbëhej nga 7 persona, të cilët kanë kryer 15 mijë transaksione duke përdorur karta krediti të klonuara. Ata kanë kryer tërheqje parash në 18 vende të botës, në mesin e të cilave bën pjesë Shqipëria dhe Kosova. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...