Arrestohen pesë persona në Mitrovicë pasi ishin përleshur mes vete, një nga ta kanos me vrasje zyrtarin policor

PUBLIKUAR

Pesë persona janë arrestuar mëngjesin e së mërkurës në Mitrovicë, pasi për shkak të një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Sipas policisë, disa nga ta kanë ekspozuar armë.

“Rr. Azem Galica, Mitrovicë Jugu 06.03.2024, 09:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete, pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku disa nga ta kanë ekspozuar armë”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se kanë dalë njësitet policore ku është gjetur një armë.

“Pesë të dyshuarit janë arrestuar, njëri nga ta ka kanosur  me vrasje njërin nga zyrtaret policor”, ka njoftuar policia.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje”.

 

SHIKO MË SHUMË

Prishtinë: Kanosi 5 zyrtarë policor, arrestohet i dyshuari

Të mërkurën policia ka arrestuar një person pasi kishte kanosur pesë zyrtarë policorë në...

Arrestohen dy persona për mashtrim në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar në Ferizaj,...

Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik. Sipas njoftimit zyrtar,...