Arrestohen katër persona për ‘kontrabandim me emigrantëve’

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi të organizuar, që në vazhdimësi merrej me kontrabandim të emigrantëve për në shtetet e Bashkimit Evropian, sot me datën 22.9.2015 në rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt ka ndërmarrë një operacion policor, me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre.

Të dyshuarit në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, kanë arritur në mënyrë të organizuar të kontrabandojnë persona nga Kosova në drejtim të shteteve të BE-së për përfitime materiale të kundërligjshme. Për këtë rast, ka pasur shkëmbim informatash me disa shtete të BE-së.

Ky grup gjatë kryerjes të kësaj veprimtarie kriminale ka përdorur rrugët nga Kosova përmes territorit të Serbisë për në Hungari, me qëllim që nga aty të vazhdonin për në shtetet tjera evropiane.

Për transportimin e viktimave janë shfrytëzuar mjete të ndryshme të transportit, si vetura dhe linja të rregullta të autobusëve për në Serbi.

Çmimi për një emigrant sillej nga 2500-3500 euro, varësisht destinacionit të fundit. Gjatë procesit të deritashëm të hetimeve janë identifikuar rreth 45 viktima të këtij krimi, të cilët ishin mashtruar.

Emigrantët e identifikuar i përkasin të gjitha rajoneve të Kosovës.

Të dyshuarit e arrestuar janë: V. L. 1967; F. A. 1987; D. L. 1993 si dhe S. R. 1987.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: para të gatshme 4400 euro, një armë e gjatë (gjysmë automatike), tri armë të shkurta (revole), 46 fishekë të kalibër të ndryshëm, tri vetura, pesë telefona celularë si dhe dokumente të ndryshme që vlejnë si prova për procedurë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...