Arrestohen dy të dyshuar në Istog për ’blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve’

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Patrulla e Stacionit Policor të Istogut, me 6 shkurt 2019, në një fshat të Istogut, ka identifikuar një veturë të dyshuar (me targa vendore), ku të njëjtën ka arritur ta ndalojë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë hasur tetë thasë të mbështjellë në të cilët dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Më pas rastit i janë përgjigjur zyrtarët policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Pejë. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’, njofton Policia Kosovës

Të dyshuarit e arrestuar janë :

  • V. K.                lindur në vitin 1990               m/sh/k
  • D. S.                lindur në vitin 1995               m/sh/k

Policia ka bërë sekuestrimin e substancës narkotike të dyshuar si marihuanë në sasi prej 26 kg e 371.3 gramë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...