Arrestohen dy të burgosurit që u arratisën sot nga Qendra Korrektuese në Lipjan

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të burgosurit që u arratisën sot nga Qendra Korrektuese në Lipjan, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues.

Nga SHKK kanë thënë se pas arrestimit të njëjtit janë dorëzuar te autoritetet e SHKK’së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK për të arratisurit A.K dhe SH.XH, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit. Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme“, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...