Arrest shtëpiak, në pritje të rivendosjes

PUBLIKUAR

Kryetari i deritashëm i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj vazhdon të qëndrojë nën masën e arrestit shtëpiak ndonëse baza ligjore mbi të cilën është marrë ky vendim nga ana e Gjykatës Themelore është hedhur poshtë nga një kolegj i gjykatës së shkallës më të lartë.

Një kolegj i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga tre anëtarë të Gjykatës Supreme të Kosovës, madje dy vendorë dhe një ndërkombëtar, të mërkurën e javës së kaluar e ka anuluar vendimin e datës 27 korrik, sipas të cilit Salih Mekajt dhe Vlora Goranit iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Ky kolegj ka konstatuar se vendimi për caktimin e arrestit shtëpiak përmban shkelje esenciale dhe si i tillë kolegji ka vendosur që lëndën ta kthejë në rivendosje. Por deri në një vendim të ri, Mekaj dhe Gorani vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, raporton ‘Zëri’.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...