Arjola Demiri shpërthen në lot teksa tregon se u tradhtua nga bashkëshorti për gjashtë vite

PUBLIKUAR

Të radhës që po i parashtrojnë pyetje njëri-tjetrit brenda shtëpisë së Big Brother vip janë balerini Ilir Shaqiri dhe aktorja Arjola Demiri.

Mes shumë çështjesh, aktorja me prejardhje nga Tropoja iu rikthye sërish historisë me tashmë ish-bashkëshortin e saj.

Nëna e tre fëmijëve ka rrëfyer se ai pëlqente një jetë tjetër, ndërsa theksoi se dashuria e tyre ka qenë tejet e madhe.

“I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, u shpreh Demiri.

Arjola më te tregoi se e kishte tradhtuar bashkëshorti dhe se këtë gjë nuk e kishte pasur problem dhe tha se për gjashtë vite e kishte falur për një gjë të tillë, ndërkohë që tradhtinë e kishte kuptuar nga zona ku jetonin.

“Më treguan banorët e zonës, dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”, vazhdoi më tej ajo.

Arjola ndan tre fëmijë me ish-burrin, të cilin nuk e ka bërë publik asnjëherë./telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...