Ardit Ferizi iku me dosje nga Kosova

PUBLIKUAR

Ardit Ferizi, hakeri 19-vjeçar nga Gjakova, që u arrestua ditë më parë në Kuala Lampur të Malejzisë, ishte shndërruar në makth edhe për Qeverinë e Kosovës dhe organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Megjithatë, ai me shumë komoditet ka arritur të dalë nga Kosova.

Burime të gazetës “Zëri” në Policinë e Kosovës bëjnë të ditur se ndaj Ferizit kanë ushtruar shtatë kallëzime penale nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të paautorizuar ka ndërhyrë në sisteme kompjuterike të institucioneve të ndryshme, organizatave, bizneseve e individëve.

Të gjitha kallëzimet penale ndaj tij kishin shkuar në Prokurorinë Themelore të Gjakovës. Pavarësisht hetimeve që po i zhvillonte Prokuroria Themelore në Gjakovë, Ardit Ferizi ishte lejuar që ta lëshonte Kosovën.

Sipas të dhënave që i posedon Policia e Kosovës, Ferizi ishte larguar nga Kosova më 18 gusht të vitit 2014. Pa kaluar as dy muaj nga largimi i tij, saktësisht më datën 9 tetor të të njëjtit vit, Gjykata Themelore në Gjakovë kishte lëshuar urdhërarrest për Ferizin.

Në anën tjetër, autoritetet malejziane më 15 shtator të këtij vitit kanë arrestuar Ferizin nën dyshimin se ka bashkëpunuar me grupe terroriste të “Shtetit Islamik” dhe të njëjtëve iu ka ofruar informacione për 1351 pjesëtarë të personelit të ushtrisë dhe qeverisë amerikane. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...