Arben Vitia zgjidhet kryetar i Vetëvendosjes në Prishtinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë mbajti zgjedhjet e brendshme për kryetar të Qendrës, duke zgjedhur në krye të saj Arben Vitinë .

Siç njofton LVV, në një proces zgjedhor demokratik, me njëzetegjashtë vendvotime të hapura të shtunën, ku të gjithë anëtarët e Lëvizjes nga komuna e Prishtinës kanë pasur të drejtën dhe mundësinë që përmes parimit “Një anëtar një votë” të shprehin vullnetin e tyre për kryetarin e ardhshëm të Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë.

“Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, KZAQ, qendra në Prishtinë, njofton të gjithë anëtarët e Lëvizjes dhe mbështetësit e saj, se kandidati Arben Vitia është zgjedhur kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë.

Ky proces zgjedhor dëshmoi edhe njëherë demokracinë e pashembullt në organizatën tonë, rolin dhe rëndësinë që ka aktivisti, sikurse që shfaqi entuziazmin e lartë në mesin e anëtarëve për zgjerimin dhe rritjen e Lëvizjes Vetëvendosjes edhe në Prishtinë si kudo në Kosovë.

KZAQ vlerëson lartë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në të cilin u arritën standarde të reja të proceseve zgjedhore brenda organizatës. Falënderojmë të gjithë anëtarët e aktivistët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre”, thuhet në komunikatën e LVV-së

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...