Arbana Osmani, prezantuesja e festivalit që zgjedh këngën për Eurovision

PUBLIKUAR

Arbana Osmani, prezantuesja e festivalit që zgjedh këngën për Eurovision

Festivali i 53-të i këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur rrugëtimin në kërkim te këngës që do të na përfaqësojë në Eurovizion 2015, që do të mbahet në Vjenë të Austrisë. Fest 53 do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Prezantimi

Një nga surprizat e këtij edicioni do të jetë, padyshim, prezantimi i cili i është besuar Arbana Osmanit, një prezantueset më të dashura për publikun shqiptar. Edhe pse kohë më parë lajmi qarkulloi në formën e thashethemit, dhe nuk pati asnjë konfirmim nga vetë Arbana, sot IMA ka arritur të zbulojë sipas burimeve zyrtare që oferta e marre nga drejtuesit e festivalit te jete pranuar nga prezantuesja e Top Channel.

Muaj më parë në emisionin “Je mavu” në Ora News, Arbana Osmani deklaroi që do heq dorë nga televizioni për shkak të shtatëzanisë së saj, por me sa duket në fund të largimit të saj të përkohshëm nga ekrani ka vendosur të lër gjurmë në historinë e televizionit dhe të ngjisë një hap të rendësishëm në karrierën e saj me prezantimin e një prej eventeve më të shumëpritur të vitit atë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionit Shqipetar”. Mendohet që do jetë edhe një moderator tjetër përkrah Arbana Osmanit por nuk kemi ende asgjë zyrtare.

Ķëngëtarët në garë

Shumë artistë të afirmuar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë edicion si: Venera Lumani, Devis Xherahu, Ronela Hajati dhe Xhani Shqerra. Priten t’i bashkohen këtij festivali edhe shumë emra të tjere big të muzikës shqiptare. Orkestra këtë vit do drejtohet nga mjeshtri Shpëtim Saraçi, ndërsa do të kujdeset për kostumografinë stilisti i njohur Joni Peci. /Telegrafi/IMA/

SHIKO MË SHUMË

Edisa debat të ashpër me Brikenën: Mashtruese, je e lidhur nga jashtë – kam marr informacione ekstra

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes Brikenës dhe Edisës gjatë emisionit “Fan Club”,...

Nora Istrefi rikthehet me EP, sjell duetin e shumëpritur me Sinan Vllasaliun

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka befasuar publikun duke publikuar Ep-in, i cili përbëhet...

Gjyste Vulaj me fjalë të ndjera për Brikenën: “Ndjenjat nuk shkruhen me skenar”

Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një dedikim...