Apple Watch 2 dhe iPhone 6c vijnë në mars?

PUBLIKUAR

Apple thuhet se do ta mbajë një ngjarje speciale për lansimin e gjeneratës së dytë të Apple Watch dhe modelit të shumë-përfolur të telefonit, iPhone 6C.

Tashmë është dëgjuar se iPhone 6c do të vijë me madhësinë e ekranit prej 4” për dallim nga iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus, të cilët kanë ekrane më të mëdha por edhe kushtojnë më shtrenjtë.

Sa i përket Apple Watch 2, ende nuk ka detaje të mjaftueshme për momentin, por ajo që po thuhet është se Apple është duke punuar në përmirësimin e kamerës, rrjetit dhe përcjellësit të gjumit dhe teknologjive tjera me sensorë.

Disa madje kanë thënë se në modelin e ri të orës së Apple do të jetë edhe shërbimi Facetime.

Megjithatë ende nuk ka asnjë detaj publik nga Apple lidhur me këto pohime. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...